Site icon Tetova Expres

Mickoski me lajme të mira: 55.000 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike

“Sot është shpallur  thirrja publike dhe i ftoj të gjithë studentët të aplikojnë, mendoj se janë 55.000 në numër. Atë që premtojmë, e përmbushim – 15.300 denarë merr secili student për blerjen e një pajisjeje elektronike”, tha sot kryetari i Qeverisë  Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se studentët që figurojnë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë aplikimit nuk kanë nevojë të ngarkojnë asnjë dokument.

Hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it
(linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)

Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe dorëzon aplikimin për shërbimin “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike”. Në procesin e aplikimit nuk është e nevojshme të ngarkohen dokumente. Pas dorëzimit të suksesshëm, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë. Me vauçerin e marrë, dokument identifikimi dhe nënshkrimin e Deklaratës për përdorimin e vauçerit (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, më së voni deri më 31.12.2025, informojnë nga Ministria për Transformim Digjital.

Ata, gjithashtu, e sqarojnë edhe procesin e aplikimit për studentët që nuk janë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement

“Nuk duam të bëjmë ashtu si shumë qeveri që vepronin në të kaluarën, ta bëjmë këtë para zgjedhjeve që të mos shihet si sjellje jo-etike nga ana e Qeverisë, prandaj pritëm që zgjedhjet të përfundojnë zyrtarisht me vendimin e  KSHZ-së. Prandaj i ftoj studentët të aplikojnë në këtë thirrje publike, e cila është e hapur deri më 1 janar 2026,” deklaroi Mickoski.

Exit mobile version