Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot për të katërtën ditë me radhë do të debatojë rreth amendamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026.
Dje janë shqyrtuar dhe nuk kanë marrë mbështetje amendamentet e parashtruara nga opozita, me të cilat ndër të tjera janë kërkuar fonde shtesë për rritje të pagave për 30 për qind në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe në Përfaqësitë diplomatiko-konsullare, para për formimin e sistemit të vetëm nacional informativ për lëndime në vend pune, për subvencionoe për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat zbatojnë ekonomi qarkulluese, për formimin e departamentit për ndryshime klimatike, për sibvencione për firma që investojnë në burime alternative të energjisë dhe në efikasitet energjetik, burime të rinovueshme të energjisë dhe transformim digjital, si dhe për përpunimin e studimit për valorizim të pyjeve Ograzhden dhe Kozhuf.
Rreth 200 amendamente janë paraqitur në Propozim-buxhetin. Rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të BPV-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë në të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë në shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë në investime kapitale.
Seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas njoftimeve, është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor.
