Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: KËTË FUNDJAVË ZHVILLOHET  XHIROJA E  14  E KAMPIONATIT  

Me ndeshjen Makedonija Gj.P – Sileksi që zhvillohet sot  hapet sipari i xhiros së 14-të në Ligën e parë të futbollit  vendor.  Ndeshjet tjera zhvillohen nesër, të dielën dhe të hënën me fillim në ora 13:00

 Këtë  fundjavë  pas  pauzës  dy javore  shkaku i obligimeve  të reprezentacionit  për ndeshjet  kualifikuese të Botërorit, në  program  janë ndeshjet e xhiro s së 14-të  sezonit vjeshtor  në  Ligën e parë të  futbollit  vendor.  Dita e shtunë  është rezervuar për dy ndeshje mjaft  interesante duke  u bazuar  në renditjen  e ekipeve  në tabelën e  klasifikimit. Kështu  që në  Strumicë,  do të përballen AP Brera dhe  lideri aktual në renditjen e tabelës  Vardari i Shkupit.  Ndeshja  me s këtyre dy  skuadrave  në rrethin e parë të  kampionatit që u zhvillua në Shkup  përfundoi me  barazim 2-2 prandaj  edhe  në  Strumicë pritet  një ndeshje e pa  parashikueshme. Nesër  në  program  është edhe ndeshja  që  do të  zhvillohet në  stadiumin e  Strugës   ajo mes  FC Shkupi  dhe Pelisteri i Manastirit. Në  këtë ndeshje  skuadra e Çairit do të tentoj të regjistroj  fitoren e parë  sezonale.  Të  dielën në  program  janë  dy ndeshjet  tjera dhe atë derbi i Pollogut  në Gostivar mes  Arsimit të Çegranit  dhe  Shkëndijës, ndërsa  në Kavadar,  Tikveshi do të përballet me Bashkimin e Kumanovës.  Java e 14  do të kompletohet të  hënën me ndeshjen Rabotniçki  – Struga Trim Lum. Të gjitha  ndeshjet e  javës së  14-të fillojnë në  ora  13:00

Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version