Site icon Tetova Expres

NBA : SAN ANTONIO  REGJISTRON FITOREN E TRETË RADHAZI

Kampionati amerikan  ka vazhduar edhe ditën e sotme me katër ndeshje mjaftë tërheqëse ku veçohet fitorja spektakolare e San Antonio  ndaj Atalanës me  rezultat 135-126

 Dy  fitore të  ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i katër ndeshjeve  të zhvilluara sot  në kampionatin  amerikan të basketbollit NBA

Fitorja e tretë radhazi  për San  Antonion,  që mundi  Atalantën me rezultatin 135-126, në një  ndeshje  spektakolare . Shënuesi më  efikas ishte De’Aron Fox  që realizoi 25 pikë, ndërsa te  miqtë  më efikas  ishte Walker që realizoi 38  por nuk i  ndihmuan  ekipit.

Skuadra e  Milwaukee  pësoi  disfatë  para  tifozëve vendas  në përballen  me  ekipin e Filadelfias me rezultatin 114-123. Më efikas te në  këtë ndeshje  ishte   basketbollisti  mysafir Tyrese Macey autor  i  54 pikëve.

 Fitore  të sigurt  ka shënuar skuadra e  Orlandos  kundër Clippersit me rezultat të  sigurt 129-101. Memfis, ishte më  e mirë  se Sacramento duke fituar me rezultatin  e thellë 137-96, për  ekipin  fitues dyshja  Aldama – Landale  që  realizuan  50 pikë

Advertisement

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version