Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit vjeshtor në ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Shkëndija të mërkurën në ndeshjen hapëse mundi Skopjen 3-0. Liria nesër nikoqire e UGD Shtipit
Kampionati i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon sipas orarit të paracaktuar me ndeshjet e xhiros së gjashtë të sezonit vjeshtor. Këtë javë ndeshje më interesante pritet të zhvillohen në Strumicë dhe Tetovë.
Liria e Zherovjanit në cilësinë e vendasit do të përballet me aktualisht liderin në renditjen e tabelës dhe pretendentin kryesor për titullin kampion UGD Shtipi. Ndeshja Liria – UGD Shtipi luhet nesër me fillim në ora 19:00, në sallën e shkollës fillore ‘‘Goce Dellçev’’ në Tetovë
Në Strumicë skuadra kampione e Maqedonisë do të përballet me ekipin Universiteti i Tetovës. Duke pasur para sysh se skuadra vendase këtë kampionat nuk është në formën e duhur ndaj edhe skuadra tetovare shpreson që ndoshta ta shfrytëzon këtë situatë dhe ndoshta mund të shpreson në sukses .
Në ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë takohen: Janta Volej – Makedonija Xhio, Rabotniçki – Susheva , Boreci – Vesna Probishtip. Nërsa ndeshja Shkëndija – Skopje është zhvilluara të mërkurën dhe ka përfunduar 3-0 për ekipin tetovar ne sete 25-19, 25-19 dhe 25-10
