Site icon Tetova Expres

FITORE E MADHE E ARSIMIT KUNDËR SHKËNDIJËS 3-0

Dy ndeshjet e  zhvilluara dje  në kuadër të javës së 14-të të sezonit vjeshtor  në Ligën e parë përfunduan me fitore të sigurta  të Arsimit dhe Tikveshit kundër Shkëndijës dhe Bashkimit  me rezultat identik 3-0

 Arsimi mundi  Shkëndijën 3-0  në stadiumin e  qytetit  në  Gostivar  në kuadër  të javës së 14-të të sezonit  vjeshtor  në Ligën e pare të futbollit vendor Pas pjesës pare  e  cila sa i përket lojës dhe  rasteve  ishte  e barabartë  por çdo  gjë ndryshoi  në  fillim të pjesës së dytë  kur  Shefit Shefiti dhe Alban  Taipi shënuan dy  gola ku u pa  qartë se fitues i këtij derbi do të jetë ekipi i Arsimit të Çegranit, ndërsa  golin e tretë që e realizoi Xhemil Jahiji në minutën e  75-të vetëm vulosën  këtë fitore  të pa pritur  për  Arsimin.

 “Për skuadrën  nga  Çegrani është kjo fitorja më e madhe në historinë e klubit, përballë kampionit në fuqi, ekipit që përfaqëson futbollin vendorë në Europë, Shkëndijës! Falënderojmë të gjithë të pranishmit në stadium, dhe tifozët për përkrahjen vëllazërore për të dy ekipet! “ thuhet  në postimin e KF Arsimi  në  fejsbuk

Nga  ana  tjetër trajneri Jeton Beqiri i pa kënaqur me  ketë  paraqitje të  ekipit të tij sidomos  në pjesën e dytë  pas  ndeshjes ka deklaruar

 Ishte një paraqitje normale në pjesën e parë, kishim disa raste të pastërta për shënim. Ndërkohë ajo që ndodhi në pjesën e dytë, ishte shumë zhgënjyese, në momente të veçanta edhe e turpshme, mos të them edhe skandaloze nga ana jonë. Nuk mund ta shpjegoj për momentin humbjen, duhet të bëjmë analiza. Bëmë aq shumë gabime në mbrojtje, ishte një ditë e keqe dhe shumë e zezë, me një paraqitje shumë të dobët nga ana jonë.” Deklaroi trajneri  Jeton Beqiri

Advertisement

Me  tre  pikët  e fituara Arsimi tani me 18 pikë të grumbulluara  mbanë pozitën e  gjashtë në renditje, ndërsa Shkëndija  mbetet  në pozitën e tretë me  30 pikë .  Fitore identike  3-0 dje ka shënuar edhe ekipi i Tikveshit në Kavadar kundër ekipit të Bashkimit të Kumanovës. Autor të golave  për ekipin e Tikveshit ishin Ivanovski, Stojanovt dhe Jonus. Kujtojmë se të premten   Makedonija gj.P  humbi nga  Sileksi  1-2, ndërsa  dje  AP Brera  humbi nga  Vardari 0-2.   Java e 14-të mbyllet nesër me ndeshjen Rabotniçki – Struga Trim Lum që në program është nga ora 13:00.

Shabana  Sinani – TV KOHA

Exit mobile version