Turneu tradicional mbarëkombëtar i volejbollit ‘Kupa Pavarësia 2025’’ këtë vit do të mbahet me 28, 29, 30 nëntor në Ferizaj, ku organizator është Federata e Volejbollit të Kosovës. Shkëndija e Tetovës e përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Në organizim të Federatës së Volejbollit të Kosovës nga data 28, 29 dhe 30 nëntor në Ferizaj do të mbahet turneu tradicional i volejbollit për meshkuj dhe femra ‘’Kupa Pavarësia 2025, ku edhe kësaj radhe do të marrin pjesë ekipet më të mira nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në kategorinë e meshkujve pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Partizani i Tiranës, Shkëndija e Tetovës, Peja dhe nikoqiri Ferizaj, ndërsa në kategorinë e femrave marrin pjesë Fer Voley, Dinamo, Pgradeci dhe Drita. Për turneun ‘Kupa Pavarësia 2025’’ ku merë pjesë edhe Shkëndija e Tetovës , trajneri Durim Luma për TV koha deklaroi
“ Të gjithë shikuesve, të gjithë shqiptarëve anë e mbanë t’ua urojë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë apo ditën e Flamurit, Përhirë të kësaj feste d.m.th. tradicionalisht mbahet Kupa e Pavarësisë në volejboll, ku marrin pjesë ekipe nga tre shtete shqiptare. Them edhe vendin tonë e quajta shqiptare pasi ne jetojmë këtu. Shqipëria , Kosova dhe ekipi i Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut. Kësaj radhe turneu i Pavarësisë 2025 do të mbahet n Ferizaj pra në Kosovë. Vitin e kaluar është mbajtur në Tiranë, ndërsa vitin tjetër sipas radhës duhet të organizohet këtu në Tetovë. Turneu mbahet prej 28 deri 30 nëntor në qytetin e Ferizajt’ dhe pjesëmarrës do të jenë: Kampioni i Shqipërisë Partizani i Tiranës, kampioni i Kosovës Ferizaj, fituesi i Kupës së Kosovës Peja dhe ekipi i Shkëndijës nga Tetova e cila çdo herë merë pjesë në këtë aktivitet’’ deklaroi Durim Luma
Organizatori i turneut ‘’Kupa Pavarësia 2025’’ tani më ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve, kështu që 28 nëntor me fillim në ora 17:00, takohen: Peja – Shkëndija, ndërsa nga ora 20:00 Partizani Ferizaj Drita. Të premten luhen ndeshjet në kategorin e vajzave ku takohen; Fer Voley – Dinamo dhe Pgradeci – Drita. Ndeshjet finale do të zhvillohen të shtunën në ora 14:00 finalja e meshkujve dhe në ora 17:00 finalja e femrave
Shaban Sinani – TV Koha

