Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të mërkure! Këngëtari Shpat Kasapi,me hitet e të cilit janë rritur breza, ka mbyllur sytë përgjithmonë në tokën italiane.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka pësuar një arrest kardiak duke gjetur vdekjen e menjëhershme në moshën 40-vjeçare.
Shpat Kasapi ishte një prej emrave më të dashur të skenës shqiptare, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë dhe rritur në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, dhe me kohë ai u bë idhulli i një brezi të tërë me stilin e tij modern dhe meloditë energjike.
Lajmi për humbjen e tij ka tronditur publikun dhe komunitetin muzikor, që tashmë ndan me familjen dhe fansat ngushëllime për largimin e një zëri të veçantë.
Stafi i Televizionit KOHA i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kasapi për këtë humbje të madhe .
