Site icon Tetova Expres

POROSI SHQETËSUESE E TIFO GRUPIT ‘KOMITI SKOPJE’’

Në kuadër të javës së 15-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor , për ditën e diel me fillim në orën 13:00, në program është edhe ndeshja me aktualisht liderit në tabelën e klasifikimit Vardari dhe Shkupit që aktualisht është në pozitën e fundit me vetëm një pikë të fituar. Takimi mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë e shumë pritura por kësaj radhe favorit absolut është skuadra vendase. Por në pritje të ndeshjes Vardari – Shkupi në rrjetet sociale është publikuar një porosi shqetësuese nga tifo grupi i Vardarit ‘Komiti Skopje’ ku thuhet‘’ АКО СЕ СРЕТНЕМЕ ВО БЕЉА – НЕМОЈ НИ ДА СЕ НАДЕВАШ! Јасно ти е зошто, каде и кога! Во недела да ја треснеме Слога! … (NËSE TAKOHEMI NË BELA – MOS SHPRESO! E dini pse, ku dhe kur! Le ta tundim Sllogën të dielën! …’’) Ndeshja Vardari – Shkupi zhvillohet të dielën me fillim në ora 13:00 në stadiumin e kampit stërvitore në Federatën e futbollit të Maqedonisë. Kohëve të fundit grupet tifo shfrytëzojnë terrenet sportive për të manifestuar urrejtje nacionaliste duke brohoritur parulla shumë të rrezikshme në baza nacionale që japin një sinjal se ka ndasi shumë të mëdha në mes maqedonasve dhe shqiptarëve në këtë shtet të përbashkët. Organet kompetente shpesh herë këto raste nuk I procedojnë, kurse urrejtja vazhdon. Thirrje të ngjashme, pati edhe në ndeshjen mes Pelisterit dhe FC Shkupit, kur shqiptarët, gjithashtu u fyen. Epilog, nuk ka marrë edhe rasti i 2 gushtit, në sallën sportive të Kumanovës, gjatë ndeshjes kualifikuese të basketbollit mes reprezentacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.Rasti më I freskët ishte më ndeshjen mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës ku u sulmuan futbollistët nga Haraçina tek dhomat e zhveshtores. Të gjitha këto fyerje nuk kanë marrë epilog gjyqësor. Por shteti është treguar mjaft efikas për një rast kur një shtetas gjerman me kombësi shqiptare, në natën e 5 gushtit u arrestua në një rrugë në Shkup pak para se të fillonte ndeshja mes Shkëndisë dhe Karabagut. Faji i tij, ishte se ka valëvitur flamurin kuq e zi me mbishkrimin “Autokton” në pjesën e pasme të motoçikletës. Gjykata e Shkupit e dënoi me procedurë të shpejtuar me dy vite burg me kusht dhe 5 vite ndalesë për të hyrë në Maqedoni.

Exit mobile version