Në Fakultetin e Filozofisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot është lëshuar zona Wi-Fi falas, e para në kuadër të projektit për internet falas të Ministrisë për Transformim Digjital (MTD). Me këtë internet janë përfshirë hapësirat administrative, auditoriumi i fakultetit dhe të gjitha amfiteatret, ndërsa në të ardhmen do të përfshihen dhe sallat e leksioneve dhe kabinetet.
Ministri, Stefan Andonovski dhe dekani i këtij Fakulteti, Oliver Bakrevski definoi projektet e bashkëpunit me nënshkrimin e një Memorandumi. Presin që internet falas ta bëjë më të lehtë për studentët qasjen deri te informacioni.
Andonovski paralajmëroi se me mjetet e MTD-së zona interneti falas do të vendosen dhe në lokacione tjera në konviktet studentore dhe në fakultetet ku ka frekuencë më të lartë të mësimdhënësve dhe studentëve.
“Shpresoj që në këtë mënyrë së bashku me projektin për vauçerët për pajisje elektronike për studentët, do të ulim hendekun digjital midis studentëve, me qëllim të mundësive të barabarta për studim. Shpresoj që interneti falas do t’i ndihmojë ata të mësojnë më lehtë dhe të kenë më lehtë qasje der te informacioni që u nevojitet. Pajisjet janë të cilësisë së lartë dhe nuk pres ndonjë problem në përdorim. Do të zgjerohen edhe në hapësira të tjera të fakultetit”, tha Anodnovski.
Interneti falas në Fakultetin e Filozofisë, shpjegoi, është fillimi i një iniciative më të madhe dhe për këtë qëllim janë realituar dy furnizime prej 10 milionë denarë.
“Bëjmë një analizë, kishim ide të fillonim me konviktet më të mëdha studentore në Shkup, por ato tashmë janë siguruar me internet me kapacitete të caktuara. Prandaj tani do të fokusohemi në mjediset të cilat nuk kanë mundësi të tilla, siç janë Ohri dhe Manastiri. Pajisjet janë furnizuar në përputhje me nevojat. Sigurimi i internetit është detyrë e konvikteve studentore, fakulteteve dhe universiteteve, por ne jemi këtu për të ndihmuar”, deklaroi Andonovski.
Sipas dekanit Bakrevski, zona e re Wi-fi bazohet në tekonoligjinë moderne të rrjetit dhe do të kontribuojë në cilësi shtesë në arsim.
“Kjo veçanërisht është domethënëse gjatë periudhës kur shënojmë 105 vjetorin e Fakultetit të Filozofisë në Shkup dhe është një nxitje shtesë si për mësimdhënësit ashtu edhe për studentët. Kjo konfirmon se institucionet tona kanë ndjeshmërinë e nevojshme dhe kanë një qëndrim të qartë se të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të cilat lidhen me bashkësinë akademike duhet të adresohen, sepse ato në një farë mënyre përcaktojnë situatën e përgjithshme. Ky është një lloj udhërrëfyesi që vetëm një transformim i tillë shoqëror do të sigurojë akumulimin e kapitalit shtesë shkencor dhe arsimor”, dekëaroi Bakrevski.
Siç kumtoi ministri Andonovski, përmes MTD-së deri më tani janë lëshuar përafërsisht 40.000 vauçerë për furnizimin e pajisjeve elektronike, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, 21.000, tashmë janë përdorur. Pritet që deri në fund të thirrjes publike, më 20 dhjetor, pjesa më e madhe e studentëve të kenë marrë vauçerët dhe deri më 1 janar të furnizohen me pajisje
