Klubi i futbollit Kamjani është kampion vjeshtor në Ligën e tretë në grupin Perëndim. Në javën e 11-të Kamjani mundi 3-0 Vëllazërimin e Kërçovës . Për skuadrën e Kamjanit ky sukses është historik dhe pretendimet për një rëngë më lartë tani më janë realitet.
Me ndeshjet e xhiros së 11-të që u zhvillua gjatë kësaj fund jave që e lamë pas përfundoi sezoni vjeshtor i kampionatit 2025/2026 në ligën e tretë Perëndim, Kampion e kësaj pjese të kampionatit doli klubi i futbollit Kamjani që paraqet një sukses historik për këtë skuadër që në këtë kampionat ka pretendime serioze për kualifikim në një rëngë më lartë.
Klubi i futbollit Kamjani në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor u përballë me ekipin e Vëllazërimit të Kërçovës njëri nga konkurrentët kryesor për kreun e tabelës. Në një atmosferë festive dhe në praninë e numrit të madh të tifozëve në tribunat e stadiumit të fshatit Kamjan, skuadra vendase shënoi fitore të sigurt 3-0 me gola që i shënuan Ibraim Jusufi, Blerand Qamili dhe Sokol Iseni. Për ekipin e Kamjani ishte kjo fitorja e 9 sezonale me vetëm një humbje dhe ate nga vardari Bërvenicës bë cilësinë e vendasit në xhiron e 7-të të sezonit vjeshtor.
Rezultate e xhiros së 11-të: Kamjani – Vllazërimi 3-0, Vardari – Reçica 4-3, Xhepçishti – Skënderbeu 5-1, Renova – Napredoku 1-3 dhe Luboteni – Drita 2-2.
Tabelën e kryeson Kamjani me 27 pikë e ndjekur Vllazërimi me 22 pikë dhe Vardari me 18 pikë
SHABAN SINANI – TV KOHA
