Site icon Tetova Expres

NBA: DETROIT ME FITOREN NDAJ ATLANTA BËHET LIDER NË LINDJE

Kampionati amerikan i basketbollit  NBA  vazhdon  sipas  orarit të paraparë nga  organizatori. Në 9 ndeshjet e zhvilluara  sot vendasit  dolën  fitues  vetëm në  4 duele, Detroit  me 17 fitore e  4 disfata  kryeson Lindjen

 Katër fitore të vendasve  dhe pesë fitore të skuadrave mysafire  është epilogu  i  nëntë ndeshjeve  të  zhvilluara  sot  në  kampionatin amerikan  të basketbollit  NBA.  Skuadra e  Detroit  me 17  fitore e 4  disfata  kryeson Konferencën Lindje

Detroit  fiton në sekondën e  fundit nga  Atlantas  me  rezultatin  99-98  dhe  vazhdon  të  kryeson   renditjen tabelore në Konferencën  e Lindjes . Më efikas  ishte Jalen Duren me 21 pikë .  Indiana pëson  para   tifoz ]ëve vendas  në përballjen me  ekipin Ceveland  me  rezultatin   bindës  119-135,  ku  shkëlqeu  basketbollisti  Donovan Mitchel  që  realizoi 43 pikë

 Miami ka regjistruar  fitore  të sigurt   me  rezultatin 140 -123   ku   të  gjithë  lojtarët titullar  kanë  realizuar  mbi 15 pikë ndërsa  veçohet Norman powell  i  cili  shënoi 30 pikë.  Ekipi i Uashingtonit me  përkrahjen e  tifozëve vendas mundi  ekipin  favoritë Milwaukee me  rezultatin e ngushtë 129-126. Lojtari më efikas  i ndeshjes  ishte Mccollum me  28 pikë.

 Los Anxhelos Lakers pësoi disfatë në cilësinë e vendasit nga  skuadra e Feniks  me rezultat 108-125. Në këtë ndeshje lojtari  më efikas  ishte Antony Davis .

Advertisement

Konferencën e Lindjes e  kryeson  Detroit me 17 fitore e  4  humbje e ndjekur nga Nju Jorku që ka  16 fitore e  3 disfata

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version