Në dy ndeshjet e fundit fazës së Ligës në Konferencë Liga, Drita e Gjilanit ka gjasa reale për kualifikim në mesin e ekipeve për fazën tjetër, ndërsa Shkëndija e Tetovës edhe pse e ka rënë shpreson të siguron një vend në fazën e 1/16 në play off .
Fazës së Ligës, në Konferencë Liga po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të fundit që zhvillohen më 11 dhe 18 dhjetor. Në mesin e 36 ekipeve që garojnë këtë faze të garave janë edhe dy skuadra shqiptare kampioni i Maqedonisë së Veriut Klubi I Futbollit Shkëndija e Tetovës dhe kampioni I Kosovës FC Drita nga Gjilani.
Shkëndija në këtë faze të garave në Konferencë Liga nga katër ndeshje të zhvilluara ka 1 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata dhe me 4 pikë të grumbulluara aktualisht renditet e 25-ta . Në bazë situatës aktuale Ekipi I Shkëndijë ka gjasa reale që të mbetet në mesin e 24 ekipeve ku sigurohet play off pë 1/16 e finales dhe me fitore eventuale mund të shpreson n edhe në një ndeshje në fazën e 1/8 së finales.
Kujtojmë se Shkëndija në ndeshjen e radhës më 11 dhjetor në Shkup me fillim në ora 18:45 për kundërshtarë ka ekipin Slovan Bratislava, ndërsa në ndeshjen e raundit të fundit udhëton në Qipro për tu përballur me ekipin AEK Larnaka
Kampioni I Kosovës Drita, e Gjilanit është në pozitë shumë të favorshme pë tu gjendur në mesin e 8 skuadrave të para apo në 1/8 e finales të play off-it. Drita në 4 ndeshje të zhvilluara ka 2 fitore dhe 2 barazime dhe aktualisht n mbanë pozitën e tetë në mesin e 36 ekipeve të kësaj faze , Drita në dy ndeshjet e radhës më 11 dhjetor në stadiumin Fadil Vokrri me fillim në ora 18:45, përballet me ekipin holandez AZ Alkmaar dhe me fitore eventuale do të siguronte play offin në 1/8 e finales, ndërsa në ndeshjen e fundit më 18 dhjetor në ora 21:00 janë mysafire të skuadrës Rayo Vallecano në Madrid të Spanjës.
Për momentin Drita mbetet një ndër 6 skuadrat e Konferencë Liga që nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Aktualisht tetë e kipera e para janë Samsunspor dhe Strasburg me nga 10 pikë, Celje, Shakhter, Mainz me nga 9 pikë, Rakou. Larnaka dhe Drita me nga 8 pikë.
