Site icon Tetova Expres

Dështojnë bisedimet në Kremlin, s’ka marrëveshje për paqe Rusi – Ukrainë

Pesë orë bisedime midis presidentit rus Vladimir Putin dhe negociatorit të lartë të presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim në sigurimin e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.
Një zëdhënës i Kremlinit tha se takimi në Moskë ishte “konstruktiv”, por pjesë të planit mbetën të papranueshme për Rusinë.  Më herët Putini tha se ndryshimet e propozuara nga Kievi dhe Evropa, në një plan paqeje të mbështetur nga ShBA-ja, ishin të papranueshme, duke shtuar se nëse Evropa “dëshiron të shkojë në luftë dhe e fillon një të tillë, ne jemi gati tani”. Ukraina dhe aleatët e saj kanë lobuar te ShBA-ja për të ndryshuar draft-marrëveshjen e paqes, për të cilën Shtëpia e Bardhë është përpjekur të sigurojë një marrëveshje të shpejtë dhe Kremlini më parë ka lënë të kuptohet se është i hapur. Ky plan, i cili u pa gjerësisht si i favorshëm për Rusinë pasi u publikua në media në nëntor, ka pësuar disa ndryshime në javët e fundit. I pyetur në lidhje me propozimin pas takimit në Moskë, ndihmësi i lartë i Putinit, Juri Ushakov, tha se Kremlini “u pajtua me disa pika…, por disa gjëra i kritikuam”.
Ai shtoi: “Nuk kemi dalë ende me një version kompromisi.”. Mosmarrëveshjet kryesore midis Moskës dhe Kievit mbeten, duke përfshirë edhe çështjen e Ukrainës që pranon të lëshojë territorin që vazhdon ta kontrollojë, si dhe garancitë e sigurisë të ofruara nga Evropa.
Exit mobile version