Site icon Tetova Expres

Dorëhiqet kryesia e LSDM-së, partia paralajmëron reformim të plotë

LSDM-ja  njofton  se kryesia e partisë ka dhënë dorëheqje kolektive. Siç bëjnë të ditur, dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror dhe te kryetari i partisë, Venko Filipçe, i cili udhëheq procesin e reformave brenda partiake.

“Në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së, me propozim të kryetarit Venko Filipçe, zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë dorëheqje. Dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror i partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili e udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM. Në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Qendror, kryetari Filipçe do të propozojë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj për organet e partisë, ndërsa për funksionet do të zgjidhen personat më kompetentë.”, njoftojnë nga LSDM.
Exit mobile version