Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Jadranka Daboviq-Anastasovska, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i gjyqtares. Dorëheqja, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është për arsye shëndetësore dhe personale. Daboviq-Anastasovska u zgjodh gjyqtare kushtetuese më 12 dhjetor 2023 dhe në këtë pozitë erdhi si profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.
Gjykata Kushtetuese tani mbetet me vetëm shtatë gjyqtarë, pasi u shkarkua gjyqtarja Elizabeta Dukovska, dhe ende nuk është zgjedhur pasardhësi i saj.
