Të premten me fillim në ora 18:00 sipas kohës në vendin tonë në ”Qendrën Kennedy” të Washingtonit hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026! 48 ekipe janë të ndara në katër vazo me nga 12 ekipe. Në ceremoninë e hedhjes së shortit së bashku me Infantino dio të jetë edhe presidenti I SHBA-ve
Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet në ”Qendrën Kennedy” të Uashingtonit në orën 12:00 sipas orës lokale të premten, më 5 dhjetor në ora 18: 00 sipas orës në vendin tone.
Bazuar në shortet e mëparshme, do të ketë disa fjalime, disa kërcime dhe disa video me fëmijë që shkelmojnë një top për të treguar se FIFA është në prag të sjelljes së paqes botërore nëpërmjet futbollit.
Në Botërorin 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të marine pjesë 48 ekipe ndeshja hapëse luhet me 11 qershor, ndërsa ajo finale me 19 korrik 2026. Ekipet para shortit do të jenë të ndara në katër vazo me nga 12 ekipe secila.
Vazoja 1 përbëhet nga tre bashkorganizatorët, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja, së bashku me nëntë ekipet kryesore në renditjen aktuale të FIFA-s.
Tre vazot e ardhshme u përcaktuan nga renditja e FIFA-s, me ekipet e kualifikuara me renditjen më të ulët në Vazon 4. 12 grupet për Kupën e Botës do të formohen më pas me nga një ekip nga secila vazo.
Dy ekipet e para nga secili grup do të kualifikohen, së bashku me tetë ekipet më të mira të vendit të tretë nga të gjitha grupet. Kjo do të përcaktojë 32 ekipet që avancojnë në raundin tjetër.
Zëndhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt ka konfirmuar prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në ceremoninë e hedhjes së shortit
Ndarja e vazove për shortin:
Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.
Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të play-off-it, dy ekipe ndërkontinentale të play-off-it.
