Site icon Tetova Expres

Zjarri në modular drejt hetimit ndërkombëtar, Emshiu e paditi RMV-në për vrasje në Itali

Pasi fajtorët e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës nuk u sollën para drejtësisë dhe nuk pati proces gjyqësor për shkaqet e zjarrit, Ibin Emshi i cili humbi babain dhe vëllaun e tij, ka bërë denoncim për vrasje në Itali kundër RMV-së dhe pret që rasti të hetohet ndërkombtarisht dhe të arrijë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, shkruan Portalb.mk.

Më 1 dhjetor 2025, Emshi si shtetas i Italisë ka bërë denoncim për vrasje në Selinë e Policisë në Verbano Cusio Ossola për zjarrin në modular.

Në procesverbalin e denoncimit, Emshi ka sqaruar në detaje rastin se si ka ndodhur, ndërsa përmend edhe procesin gjyqësor i cili nuk ishte për shkaqet e zjarrit, dokumentarin e IRL-së i cili nxori në pah korrupsionin, si dhe një sërë dëshmish të tjera.

Në raportin e dorëzuar në Polici, ai thotë se pas dokumentarit të IRL-së dhe provave, u bind që të bëjë denoncim për vrasjen e babait dhe vëllait të tij.

Ai thekson si përgjegjës ministrin e atëhershëm të shëndetësisë Venko Filipçe dhe Koço Angjushevin si pronar i firmës BRAKO që ndërtoi objektin e spitalit modular.

Advertisement

Përveç denoncimit në Polici, Emshi ka paraqitur kërkesë që ky rast të trajtohet edhe nga Avokati i Popullit – Këshilli Rajonal i Piemontes në Itali.

Exit mobile version