Paradoksi i tregut të punës në Maqedoninë e Veriut po bëhet çdo vit e më i dukshëm papunësi e lartë nga njëra anë dhe mijëra vende të lira pune nga ana tjetër. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për tremujorin e tretë flasin qartë janë regjistruar 10.033 vende të lira pune, me një shkallë prej 2.02%, megjithëse qindra mijëra njerëz mbeten të papunë. Pyetja thelbësore është ku qëndron faji? Në punëdhënësit, në punëkërkuesit, apo te vetë sistemi ekonomik? Në realitet, problemi është kompleks dhe përfshin të gjithë zinxhirin, shkruan Zhurnal.
Hendeku i madh midis kërkesës dhe ofertës së aftësive –
Shifrat tregojnë se numri më i madh i vendeve të lira është në industrinë përpunuese, e cila regjistron 103.821 vende të plotësuara, por kërkon ende fuqi punëtore. Në të njëjtën kohë, grupi më i madh i vendeve të lira 2.052 bie te profesionet elementare. Kjo sinjalizon qartë se tregu kërkon punëtorë për profesione bazike, manuale, teknike, ndërsa një pjesë e të papunëve kërkon punë që përputhet me arsimin e tyre formal ose pretendime më të larta për pozita administrative.
Në këtë drejtim papunësi a nuk është vetëm mungesë e punës, por shpesh mungesë e aftësive të duhura. Mijëra persona nuk posedojnë trajnimin teknik që kërkohet në industrinë përpunuese, shërbimet ushqimore, apo zanate të caktuara. Arsimi profesional mbetet i nënvlerësuar dhe i pazhvilluar, duke prodhuar gjenerata me diploma por me aftësi të kufizuara praktike.
