Site icon Tetova Expres

Takim i Siljanovska-Davkovës me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet

Për këtë qëllim, dekani i fakultetit, Vlatko Nedelkovski, prodekania për mësimdhënie, Andrijana Misovski dhe profesorët Ivan Anastasovski dhe Serjozha Gontarev e informuan presidenten për projekt-propozimin, përkatësisht për hulumtimet e planifikuara dhe kornizën kohore në të cilën ato do të zhvillohen (2026-2028), rezultatet e pritura dhe qëndrueshmërinë strategjike.
Bashkëbiseduesit theksuan pasojat shqetësuese nga qëndrimi i gjatë ulur, shikimi i televizorit dhe përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale për shëndetin e të rinjve, të dukshme në mbipeshë, rritje të ankthit, izolim social dhe vetëbesim më të ulët.
Ata theksuan përfitimet e vërtetuara shkencërisht nga aktiviteti fizik si: masë muskulore më e madhe, memorie më e mirë, përqendrim më i lartë, qetësi, mësim më i lehtë, rezultate akademike më të larta.
Presidentja propozon më shumë vëmendje ndaj lëndës Edukimi Fizik në të gjitha nivelet dhe format e arsimit, nga kopshti deri në fakultet, praktikimin e mësimit interaktiv në natyrë, mësimin në lëvizje.
Të gjithë besojnë se integrimi i aktivitetit fizik si element i domosdoshëm i procesit arsimor do të ketë ndikim të fortë te të rinjtë dhe modeli i tyre i preferuar i jetës, duke formësuar gjenerata më aktive, më të qëndrueshme, më të vetëdijshme dhe më të shëndetshme.
Exit mobile version