Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha sot se rikonstruimi i brendshëm i partisë do të përfundojë për rreth dy javë.
“Po punoj intensivisht në atë fushë. Takime të shumta, koordinime të shumta ditëve të fundit. Ashtuqë në dy javët e ardhshme i gjithë procesi të përfundojë”, ka thënë Filipçe.
Të martën në mbrëmje, Filipçe kërkoi dorëheqjen e gjithë udhëheqjes përfshirë edhe Bordin ekzekutiv me çka fillon procesi i riorganizimit dhe reformimit të partisë, një muaj pas zgjedhjeve lokale ku LSDM doli me një rezultat të keq.
Lidhur me iniciativën për komision anketues të shumicës qeveritare që do të shqyrtojë të gjitha tragjeditë, ai shprehu keqardhje që qeveria nuk guxoi të mbështesë kërkesën e familjeve të viktimave dhe të lënduarve.
“Vërtet mendoj se duan të relativizojnë gjithçka. E thashë që në fillim se do të mbështesim çdo iniciativë për diskutim për çdo temë në Kuvend dhe do ta bëjmë këtë. Do të marrim pjesë në çdo seancë, në çdo komision që është në Kuvend. Ne votuam për atë iniciativë e cila përmes truqeve erdhi siç ndodh shpesh në Kuvend për votim në rendin e ditës. Ata e kthyen iniciativën tonë me vërejtje, qëllimisht edhe pse nuk kishte vend, në mënyrë që të vinte një e dytë. Ja e mbështetëm iniciativën e tyre, sepse duan të relativizojnë gjithçka. Pse nuk bënë komisione anketuese për gjithçka që donin deri më tani? Ata mund ta bëjnë këtë”, tha Filipçe.
LSDM vlerëson se duhet të ketë dy komisione anketuese, një të propozuar nga shumica qeverisëse, ku duan të diskutojnë të gjitha tragjeditë e së kaluarës, por edhe një komision anketues më veçantë vetëm për tragjedinë në Koçan.
