Skuadra e Vardarit me fitoren e sotme nda Makedonija Gj.P shpallet kampion vjeshte për sezonin 2025/2026, ndërsa Struga Trim Lum vetëm me një pikë më pak mbetet e dyta
Pas dy ndeshjeve të javës së 16-të të sezonit vjeshtor, të zhvilluara sot në Kavadar mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum dhe në Gjorçe Petrov mes Makedonija Gj.P – Vardari, lideri në renditjen e tabelës zyrtarisht është kampion vjeshtor me 42 pikë para Struaga Trim Lum që ka 41 pikë
Në stadiumin e Gjorçe Petrovit ku u zhvillua ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor Vardari mundi skuadrën vendase 2-1, Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 53 me golin e Riaskos, por kjo ishte e tëra që mund të bëjnë vendasit pasi Vardari gjithçka përmbysi për vetëm tre minuta me dy golat që realizoi Azer Omeragiq në minutën e 62 dhe 66-të. Vardari sezonin vjeshtor e përfundon me 13 fitore e 3 barazime me 42 pikë të grumbulluara
Fitore të rëndësishme sot shënoi edhe Struga Trim Lum në transfertë me ekipin e Tikveshit në Kavadar me një gol të bukur që e realizoi Memetriza Hamza në pjesën e parë . Me këtë fitore Struga Trim Lum pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi me 13 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë me gol averazhin më të mirë 42-11dhe me 41 pikë të grumbulluar.
Ndeshjet tjera të javës së 16-të zhvillohen sipas orarit të paracaktuar
