Sonte në program janë ndeshjet e raundit të gjashtë në fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve, ku në program janë 9-të ndeshje interesante ndërsa spikat përballja Inter – Liverpul që luhet në Gjuzepe Meazza’ me fillim në ora 21:00
Sot është dita kur në 9-të terreneve anë mbanë Europës zhvillohen ndeshjet e raundit të gjashtë në fazën e ligës në Ligën e kampionëve është një ditë e mbushur me futboll elitar, ku do të kulmojë me super-duelin Inter kundër Liverpoolit, një përballje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës. Në stadiumin “Gjuzepe Meazza” atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me dy skuadra që vijnë me objektiva të qartë dhe me presion të madh mbi shpatulla.
Interi kërkon të tregojë forcën në shtëpi dhe të rikthejë qetësinë pas javëve të vështira, ndërsa Liverpooli udhëton drejt Milanos me synimin për t’u rikthyer te stabiliteti pas polemikave të fundit që lidhen me grupin dhe vendimet teknike. Kjo përballje përbën testin më të fortë të fazës aktuale, me pritshmëri të larta nga të dyja anët dhe me yje që pritet të vendosin fatin e ndeshjes.
Një përballje tjetër mjaftë interesenta do të zhvillohet mes Bayern Munich dhe Sporting CP në një përballje ku gjermanët kërkojnë të ruajnë ritmin. Barcelona ndeshet me Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, në një ndeshje ku katalanasit synojnë tri pikë që do t’i konsolidonin në renditje. Chelsea përballet në transfertë me Atalantan në Bergamo, një sfidë që mund të rezultojë më e vështirë sesa duket në letër.
PSV përballet me Atleticon e Madridit në një ndeshje me ritëm të lartë dhe spontanitet, kurse Monaco – Galatasaray dhe Tottenham – Slavia Prague plotësojnë mbrëmjen me duele që mund të prodhojnë surpriza. Royale Union SG pret Marseje në një ndeshje ku francezët duhet të tregojnë forcë për të mos rrezikuar.
Orari I ndeshjeve të sotme:
16:30
Kairat Almaty – Olympiakos
18:45
Bayern – Sporting
21:00
Atalanta – Chelsea
Barcelona – Eintracht Frankfurt
Interi – Liverpool
Monaco – Galatasaray
PSV – Atletico Madrid
Royale Union SG -Marseille
Tottenham – Slavia Prag
