Në kampionatin amerikan të basketbollit sot janë zhvilluar vetëm tre takime ku vendasit shënuan një fitore ndërsa ekipet mysafire dy fitore.
Skuadra e Minnesotas zhgënjen para tifozëve vendase në përballjen m ekipin FENIKS duke pësuar disfatë në sekondat e fundit me rezultatin 105-106 Ndeshja ishte mjaftë dinamike pasi të dyja skuadrat pretendojnë të sigurojnë kualifikim në fazën play off. Te skuadra vendase më efikas ishte Edvards me 40 pikë, ndërsa te skuadra fituese të gjithë lojtarët titullar shënuan mbi 10 pikë.
Pa probleme ka fituar edhe Indiana në përballjen me Sakramenton me rezultatin 116-105, Më efikas në këtë ndeshje ishte Nembhard me 28 pikë e 12 asiste.
Nju Orlenas ka pësuar disfatë në përballjen me San Antonia para tifozëve të vetë me rezultatin 132-135. Quenn dhe Marphy realizuan 65 pikë së bashku, ndërsa tek skuadra fituese 8 lojtar realizuan mbi 10 pikë , ndërsa diferencën kësaj radhe e bënë lojtarët rezervë që realizuan 68 pikë
