Një fitore e vendase dhe katër fitore e ekipeve mysafire është epilogu i ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. UGD Shtip pëson humbjen e parë
Në kampionatin republikan të volejbollit në kategorinë e meshkujve gjatë fundjavës janë zhvilluara ndeshjet e xhiros së 9-të të sezonit vjeshtor. Derbi i javës që u zhvillua në Shtip mes ekipit UGD Shtipi – Strumica ka përfunduar me fitoren e ekipit kampion 2-3 në sete. Për ekipin vendas ishte kjo disfata e parë në këta pjesë të kampionatit.
Liria e Zherovjanit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi kësaj radhe në transfertë mundi Janta Volejn me rezultatin maksimal 0-3 në sete 12-25, 17-25 dhe 16-25. Me këto tre pikë Liria me 11 pikë ngjitet në pozitën e tetë.
Fitore në transfertë laka regjistruar edhe Universiteti i Tetovës kundër Sushevës 1-3 në sete 21-25, 23-25 dhe 19-25. Universiteti Tetovës tani me 17 pikë mbanë pozitën e pestë në tabelë.
Shkëndija edhe në këtë xhiro ka zhgënjyer tifozët pasi në Tetovë pësoi nga Rabotniçki 1-3 në sete 22-25, 16-25, 25-22 she 12-25. Shkëndija me 13 pikë vazhdon të mbanë pozitën e gjashtë
Rezultatet: Vesna Probishtip – Skopje 3-1, Susheva – Universiteti Tetovës 1-3 Shkëndija – Rabotniçki 1-3 ,Janta Volej – Liria 0-3 dhe UGD Shtipi – Strumica 2-3
Tabelën e kryeson UGD Shtip me 25 pikë , para Strumicës që ka 24 dhe Rabotniçkit me 21 pikë. Sa u përket ekipeve tetovare Universiteti i Tetovës me 17 pikë mbanë pozitën e pestë, Shkëndija me 13 pikë është në pozitën e gjashtë, ndërsa Lira në pozitën e tetë me 11 pikë
Shaban Sinani – TV KOHA

