Skuadra e Oklahomas dhe San Antonio janë dy skuadrat që do tu bashkuan ekipeve Orlando dhe Nju Jork në gjysmë finalen e Kupës së NBA-s. Ndeshjet gjysmëfinale Orlando – Nju Jorku dhe Oklahoma – San Antonio zhvillohen të shtunën dhe të dielën
Sot u kompletua edhe dyshja e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e NBA-s. San Antonio siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Anxheles Lejkers. Stefon Kastële dhe De’Aaron Foks udhëhoqën ekipin e San Antonios drejt triumfit, duke regjistruar 50 pikë.
Edhe pse Lejkersat patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.Luka Donçiç regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron Xhejms kontribuoi me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asiste,
Ekipi Oklahomas dëshmoi cilësi të jashtëzakonshme duke mposhtur Feniks me plot 49 pikë diferencë 138:89. Aleksandër Shai ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Çet Hollmgren shënoi 24 pikë. Te Feniksi, Dillon Bruks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë. Ndeshjet gjysmëfinale ku do t; përballen: Orlando – Nju Jorku dhe Oklahoma – San Antonio do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën
