Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit sot në kuadër të raundit të pestë ë fazës së grupeve në UEFA Konferencë Liga, sonte zhvillojnë ndeshje shumë të rëndësishme për tu ngjitur në një vend sa më të mirë që sigurojnë kualifikim në fazën e eliminimit. Driat takohet me AZ Alkmaar , ndërsa Shkëndija kundër Sllovan Bratisllava. Tifozët sllovak shkaktojnë incidente në aeroportin e Shkupi
Kuqezinjtë tetovar sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup përballen me skuadrën nga Sllovakia Slovan Bratislava. Ekipi mbrëmë në Shkup ka zhvilluara seancën e fundit stërvitore pas së cilës trajneri Jeton Beqiri sot do të përcaktohet për njëmbëdhjetëshin që do të zbresin në fushë për t’iu kundërvu ekipit nga Sllovakia, por pa Tambën e lënduar dhe AL Hasan shkaku i kartonëve të verdhë. Synimi i kuqezinjve është që sonte të nxjerrin fitore që jep shpresë të madhe për kualifikim në mesin e 24 ekipeve për fazën eliminatore mbyllën . Kujtojmë se Shkëndija në katër ndeshjet e zhvilluara ka 1 fitore, 1 barazim dhe dy disfata, dhe aktualisht me 4 pikë mbanë pozitën e 25-të në renditje. Në ndeshjen e sontme karahas tifozëve vendas pritet që të pranishm të jen edhe nj grup tifozësh nga Sllovakia të cilët kanë mbrinjtë mbrëmë në Shkup të cilët kanë shkaktuar edhe incidente. Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmë rreth orës 20:30, një tifoz nga Sllovakia u arrestua nga shërbimet në aeroportin e Shkupit, ndërsa 10 të tjerëve nuk iu lejua hyrja në Maqedoni. Personat ishin nën ndikimin e alkoolit dhe pas uljes nuk i respektuan rregullat, u sollën në mënyrë agresive dhe i shqetësonin pasagjerët e tjerë.
Nga ana tjetër Drita e Gjilanit është në një pozitë shumë më të v favorshme pasi me 8 pikë aktualisht gjendet në pozitën e tetë të renditjes. Drita sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë përball ka skuadrën holandeze AZ Alkmarin” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Konferencë Liga. Drita në katër ndeshjet e zhvilluara ka 2 fitore dhe 2 barazime me një golavarazh solid 4:2 që tregon stabilitet të madh në fazën defensive.
Në anën tjetër, AZ Alkmaar vjen në Prishtinë në një situatë krejtësisht të kundërt. Holandezët kanë dy humbje dhe dy fitore në katër takimet e para dhe pozicionohen në vendin e 20-t, me vetëm gjashtë pikë, dy barazime dhe dy humbje.
Ndeshjet Shkëndija – Slovan Bratislava dhe Drita – AZ Alkmaar luhen sonte me fillim në ora 18:45
