Site icon Tetova Expres

ECONLIT Forum 2025: Edukimi ekonomik si bazë për një shoqëri të qëndrueshme dhe të përgjegjshme

Më 13 dhjetor u mbajt 2025ECONLIT Forum 2025, forum I cili mblodhi përfaqësues nga akademia, institucionet publike, sektori privat, shoqëria civile dhe arsimi i mesëm, me qëllim të përbashkët forcimin e edukimit ekonomik dhe financiar në Maqedoninë e Veriut.
Forumi u bashkëorganizua nga Instituti Alternativa Liberale (LAI) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (SEEU), me mbështetjen e Economics Fundamentals Initiative (EFI) dhe Open Society Foundation (OSF). Ngjarja shënoi një moment të rëndësishëm në zhvillimin trevjeçar të Programit për Edukim Ekonomik, nga ngritja e vetëdijes deri te konsolidimi institucional dhe inovacioni digjital.
Në Forum morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sektorin bankar, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, universitete dhe institute kërkimore rajonale. Një theks i veçantë iu kushtua rolit të mësimdhënësve dhe shkollave në ndërtimin e kompetencave ekonomike tek të rinjtë.
Hapja solemne u bë nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale Orhan Ceka, i cili ofroi disa informata mbi mbi ndikimin që ka pasur Programi Për Edukim Ekonomik, në këto tre vite të fundit, I cili implementohet nga Instituti në bashkëpunim me Institutin e Bazave Ekonomike nga SHBA, si dhe nga Dekanja e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë pranë Universitetit të Europës Juglindore.
Programi përfshiu dy panele diskutimi. Paneli i parë u fokusua në mësimdhënien moderne të ekonomisë, ndërsa paneli i dytë trajtoi lidhjen ndërmjet edukimit ekonomik, rezistencën shoqërore dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Gjithashtu, u prezantua platforma digjitale EduSpace, si mjet për zgjerimin e edukimit ekonomik formal dhe joformal.
ECONLIT Forum 2025 theksoi rëndësinë e edukimit ekonomik si bazë për qytetari të informuar, qeverisje të mirë dhe stabilitet afatgjatë. Forumi dërgoi një mesazh të qartë se investimi në njohuri është investim në të ardhmen e shoqërisë.

Exit mobile version