Site icon Tetova Expres

Besjan Rexhepi zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së

Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në mbledhjen e tij të parë me përbërjen e re, të mbajtur të mërkurën, më 17 dhjetor 2025, në kampusin e UEJL-së në Tetovë, ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin e ri të këtij asociacioni. Me shumicë votash, Besjan Rexhepi u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së, ndërsa Kaltrina Bytyqi u zgjodh nënkryetare e këtij asociacioni. Parlamenti Studentor i UEJL-së numëron gjithsej 21 anëtarë, ndërsa kryetari zgjidhet nga radhët e vetë parlamentarëve, në përputhje me rregulloret në fuqi. Zgjedhja e udhëheqësisë së re shënon fillimin e një mandati të ri të Parlamentit Studentor, me fokus në përfaqësimin e interesave të studentëve dhe forcimin e rolit të tyre në jetën akademike dhe institucionale të Universitetit.

News link: https://www.seeu.edu.mk/en/information/news-events?id=2964

Exit mobile version