Ousnane Dembele në kategorinë e meshkujve dhe Aitana Bonmatí në kategorinë e vajzave janë fituese të Topit të Artë 2025 në ceremoninë që u mbajt në Doha të Katarit. Trajner më i mirë u shpall Luis Enrique
Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembéle fitoi edhe çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez e pranoi çmimin nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon në finalen e Kupës Ndërkontinentale. Dembélé la pas Kylian Mbappé dhe talentin e ri Lamine Yamal. Megjithatë, Mbappé mbeti jashtë edhe listës së 11 më të mirëve të vitit, pavarësisht se fitoi “Këpucën e Artë”.
Dembélé luajti një rol vendimtar në triumfin e parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, kur ata mposhtën Interin 5-0 në finale, dhe shënoi 35 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, përfshirë 21 në Ligue 1, për të përfunduar si golashënuesi më i mirë. 28-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti në shtator, ishte pjesë e ekipit të PSG-së, i cili gjithashtu i rrëmbeu të gjitha trofetë vendas sezonin e kaluar dhe arriti në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Luis Enrique u shpall trajneri më i mirë i për meshkuj për vitin 2025, pasi udhëhoqi Paris Saint-Germain gjatë një sezoni historik. PSG dominoi gjithashtu në nivel kombëtar, duke fituar Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions.
Mesfushorja spanjolle Aitana Bonmatí është shpallur lojtarja më e mirë për të tretin vit radhazi.
Pavarësisht se Barcelona dhe Spanja humbën përkatësisht në finalet e Ligës së Kampionëve për femra dhe Kampionatit Evropian për femra, Bonmatí fitoi çmimet MVP për të dyja garat.
Trajnerja holandeze e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur trajnerja më e mirë për femra nga FIFA për herë të pestë, duke vendosur një rekord të ri.
Santiago Montiel fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur. Lizbeth Ovalle fiton çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e vajzave.
Shaban Sinani – TV Koha

