Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA KUNDËR AEK LARNACA  SHPRESON NË SUKSESIN  HISTORIK

Shkëndija e  Tetovës  ka udhëtuar në Qipro me shpresë që të nxjerr rezultat  pozitiv  që  do  ti  siguronte kualifikim në fazën e play off-it  të UEFA Konferencë Liga  në mesin e  24 ekipeve . Ndeshja  AEK Larnaca – Shkëndija  zhvillohet  nesë me  fillim në ora  21:00.

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija nesër në  Qipro  zhvillon një ndeshje  me  karakter historik  për futbollin  e vendit  tonë  pas   me  fitore  eventuale kundër AEK Larnaca në  ndeshjen e  fundit në  fazën e grupeve të UEFA Konferencë Liga  ka  rastin të  kualifikohet  në mesin e  24 ekipeve  që  do të  garojnë  në fazën  e eliminimit direkt.  Fitorja  e  para  një  jave  e  Shkëndijës kundër  Slovan Bratisllava javën e kaluar i solli përfitime  të shumta  jo vetëm për ekipin tetovar por edhe për rejtingun e  futbollit  të Maqedonisë së Veriut. Pikët e reja të fituara janë pikë që ngjitën Maqedoninë në pozitën  46-të  në listën e UEFA-s. Kjo  do të thotë  se me  fitore eventualisht me barazim kundër  AEK Larnaca  gjasat  janë të mëdha për kualifikohen në mesin e 24 ekipeve  në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës. Mundësitë që skuadra  tetovare të jetë ndër 24 më të mirët në UEFA Konferencë Liga sipas njohësve të mirë të futbollit  evropian janë 95%. Ndërkaq Konkurrentët kryesorë të kuqezinjve janë Lincoln, Kups, Breidablik dhe Zrinjski.  Shkëndija aktualisht me 7 pikë është në vendin e 21-të në tabelë në mesin e 36 skuadrave në Ligën e Konferencës.  Sipas  propozicioneve  tetë ekipet e para kualifikohen direkt në 1/8 e finaleve , ndërsa ato nga vendi i 9-të deri në at të 24-të kualifikohen  në 1/16 e finaleve.

Shkëndija  tanimë ka  udhëtuar në Qipro  dhe  sonte në stadiumin AEK Arena  në Larnaca  zhvillon séancën e fundit zyrtare  dhe më pas trajneri  Jeton Beqiri  do të përcaktohet për njëmbdhjetshin që të enjten  me fillim në ora 21:00  do të zbresë në  fushë, ku drejtësi  do të ndaj  arbitri nga  Lituania Manfredas Lukjançukas

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version