Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duket se e ka marrë seriozisht mesazhin e popullit dhe të votuesve të kësaj partie pas humbjes drastike në zgjedhjet lokale. Më 20 dhjetor, Ahmeti pritet të ndërmarrë një riformatim të thellë të partisë, duke larguar rreth 70 për qind të kryesisë dhe duke e zëvendësuar atë me anëtarë të rinj.
Sipas informacioneve, në valën e parë të ndryshimeve janë përfshirë shtatë emra: Fatmir Dehari, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Teuta Arifi, Ramiz Merko, Sadulla Duraku dhe Resi Abdurrahmani.
Portali TetovaSot mëson se pas këtyre shtatë emrave, në listën e largimeve do të përfshihen edhe rreth dhjetë figura të tjera të njohura të partisë, mes tyre: Talat Xhaferi, Nazim Bushi, Agim Nuhiu, Bilen Saliji, Shaban Memeti, Bekim Neziri, Ejup Alimi, Fatmir Besimi, Ejup Rustemi, si dhe disa emra të tjerë.
Me këto ndryshime, BDI pritet që më 20 dhjetor të shndërrohet në një parti pothuajse tërësisht me emra të rinj, disa pak të njohur e disa anonimë, duke u distancuar nga figurat që për më shumë se 20 vite kanë qenë pjesë e kryesisë dhe posteve drejtuese.
Sipas burimeve brenda BDI-së, ky hap vlerësohet si një ndryshim i madh dhe i domosdoshëm, me të cilin lideri i BDI-së synon ringritjen e partisë dhe rikthimin më të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme./TS/
