Site icon Tetova Expres

KONFERENCË LIGA: SHKËNDIJA VAZHDON ENDRRËN EUROPIANE

KF Shkëndija ka shkruar histori duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të UEFA Konferencë Liga  në debutimin e saj në fazën kryesore të një kompeticioni evropian. Pavarësisht humbjes minimale 1:0 ndaj AEK Larnaca në Qipro, rezultatet e tjera të xhiros së fundit ishin në favor të skuadrës sonë, e cila e mbylli fazën në vendin e 22-të në tabelë.
Klubi i futbollit Shkëndija  e Tetovës me  përfundimin e fazës së ligës   në UEFA  Konferencë Liga arriti suksesin historik duke  u renditur  në pozitën e  22-të ne  mesin e  36  ekipeve,  duke  i lënë  pas  ekipet me renome  si  Dinamo Kievin, Legia, Slovan Bratislava, Zrinjski, Sigma Olomouc, Universitatea Kraiova dhe Lincoln. Ky  sukses është  historik  për  Shkëndijën por edhe  për  futbollin e Maqedonisë  duke  u kualifikuar  në  fazën eliminatore në këtë kompeticion të garave që organizon UEFA.  Skuadra tetovar në fazën e ligës   luajti  6 ndeshje  ku  shënoi 2  fitore, 1 barazim dhe  3  disfata .  Në ndeshjen e    mbrëmshme  që ishte edhe e fundit   e  fazës  së ligës  Shkëndija  pësoi  1-0  ndaj  AEK Laranka  nga  minuta e  53  luajti me 10 lojtarë pasi Liriidon Latifi u ndëshkua me  kartonë të kuq, ndërsa autor i golit të vetëm ishte Karol Angielski 7 minuta para përfundimit të  ndeshjes.

Në takimin me gazetarët  pas  ndeshjes trajneri Jeton Beqiri i emocionuar për këtë sukses historik tha se luanim ndaj një skuadre shumë cilësore, që ka fituar skuadra të nivelit shumë të lartë në këtë kompeticion.

“Normalisht se janë emocione pozitive, pasi ne njëherë ëndërronim që të futemi në Konference Liga , pastaj ëndërronim që të kalojmë, tani që kaluam, do të ëndërrojmë që të kalojmë edhe një raund tjetër, ashtu jemi ne, veçanërisht tetovarët. Është diçka pozitive dhe unë besoj që edhe pse është pas ndeshjes, emocionet janë të pranishme, por jam i sigurt se Shkëndija gjatë këtyre gjashtë ndeshjeve ka treguar stabilitet dhe pak më tepër fat dhe eksperiencë, besoj që kemi merituar më shumë pikë. Një falënderim të veçantë për të gjithë që na kanë përkrahur, për të gjithë tifozët, opinionin sportiv, veçanërisht ‘Ballistët’ që kanë qenë me ne në çdo cep të Europës. Do të doja të falënderoj të gjithë dhe të ju them se në pranverë do të shihemi sërish në Europë, ndërsa për mua qëllimi kryesor do të jetë kampionati dhe Kupa, teksa Europa do të jetë një luks për ne. Skuadrat që mund të na përcaktohen në short, janë ekipe të fuqishme dhe spektakolare. Do të jetë një pranverë e bukur, një pranverë që do të na sjell gjëra pozitive. Gjithashtu dua ti falënderoj ata që kanë kritikuar gjatë gjithë kohës, besoj që ata janë më meritorët për rezultatet pozitive të Shkëndijës. Unë do të kërkoja që mos ti kritikojnë futbollistët, por të gjitha kritikat ti drejtojnë tek unë, pasi unë jam fajtori kryesor.”

Sukses historik ka arritur edhe Kampioni i Kosovës Drita e Gjilanit, e cila gjithashtu   ka siguruar  kualifikim në fazën eliminatore në Konferencë Liga duke  u  rendit e  20-ta me 8 pikë të fituara. Në ndeshjen e  futit  të kësaj  faze Rayo Vallecano mundi Dritën 3-0.  Pra  për herë të  parë  në histori dy  skuadra  shqiptare Shkëndija e Tetovës  dhe Drita e Gjilanit do të  garojnë në fazën eliminatore  të një Kompeticioni që organizohet nga UEFA

Shorti për  ndeshjet e play off-it  do të hidhet më 16 janar 2026,  ndërsa  raundi i 16-tave,  ndërsa për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja shorti hidhet 27 shkurt 2026, Ndeshjet e play off-it  luhen më 19 dhe 26 shkurt 2026. Kundërshtarët e  mundshëm të Shkëndijës  janë Shkëndija kundër Samsunspor ose Lech Poznan

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version