Site icon Tetova Expres

Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) sot ka mbyllur listën e votuesve për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë në komunat Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe QendërZhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, më 11 janar 2026.

Në Gostivar, në listën e votuesve janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, 4.604 janë në listën e veçantë për personat që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim.

Në Mavrovë-Rostushë, në listën e votuesve janë regjistruar 10.575 persona, prej të cilëve 9.622 në listën për banorët e komunës, 951 jashtë vendit, dhe 2 në burg ose në paraburgim.

Në Vrapçisht, janë regjistruar 27.279 votues, prej të cilëve 26.318 janë banorë të komunës, 950 jashtë vendit, dhe 11 në burg ose në paraburgim.

Në Qendër Zhupë, lista përfshin 7.562 votues, prej të cilëve 6.305 janë banorë të komunës, dhe 1.257 jashtë vendit.
KShZ gjithashtu ka miratuar Udhëzimin për votimin në vendvotime me më pak se dhjetë votues. Të tilla janë dy në Gostivar: 0480 (7 votues) dhe 0154 (3 votues), dhe pesë në Mavrovë-Rostushë: 0463 (6), 0482 (5), 0484 (5), 0485 (8) dhe 0485 (5).

Advertisement

Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, theksoi se Komisionet Komunale Zgjedhore në këto katër komuna duhet të organizojnë votimin në mënyrë që këta persona të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimet më të afërta.

Exit mobile version