Goce Sedloski sot edhe zyrtarisht është promovuar në postin e seleksionuesit të reprezentacionit “A” të futbollit të Maqedonisë së Veriut . Sot ai u promovua zyrtarisht në një konferencë për shtyp ku morën pjesë presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, dhe drejtori i ekipeve kombëtare, Goran Pandev dhe seleksionuesi i ri Goce Sedloski.
Goce Sedloski sot edhe zyrtarisht është promovuar për seleksionues i reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë. FFM-ja para mediumeve ku të pranishëm ishin kryetari Masar Omeragiq, drejtori reprezentacionit Goran Pandev prezantuan zyrtarisht Sedloski-n si seleksionues të ri të reprezentacionit “A”. Kontrata e Goce Sedloskit është firmosur për dy vjet, me të drejtë zgjatjeje edhe për dy të tjera. Ai do të drejtojë paralelisht edhe Vardarin dhe reprezentacionin deri në qershor të vitit të ardhshëm.
“FFM-ja e mbështet plotësisht Sedloski-n dhe stafin e trajnerëve. Kontrata është 2+2 vjet. Meqenëse kemi vetëm një dritare deri në qershor, Sedloski do të punojë edhe në FFM, dhe meqenëse nuk duam t’i shkaktojmë dëme asnjë klubi, siç ishte rasti me Staniq-in, ai do të punojë paralelisht në Vardar. Mund të kritikohet, mund të mos kritikohet, por është vendimi ynë. Do të ketë spekulime, kjo është normale në futboll. Jemi të bindur se Sedloski është zgjidhja më e mirë për një trajner kryesor, dhe koha do të tregojë nëse është e duhura apo jo“, tha Omeragiç.
Seleksionuesi i ri me këtë rast Sedloski falënderoi FFM-në për besimin e dhënë dhe tha se do të krijoj një sistem dhe disiplinë si dhe gjithmonë do të kërkojë që të jepet maksimumi në çdo ndeshje.
“Para së gjithash, dua të falënderoj FFM-në për besimin e treguar ndaj meje për të qenë trajner i ekipit kombëtar të Maqedonisë. Është një nder i madh dhe përgjegjësia më e madhe në karrierën time. Jam i vetëdijshëm për potencialin që ka ky reprezentacion . Qëllimi im është të zgjedh një sistem dhe disiplinë dhe një përfaqësi që do të luftojë për çdo top dhe do të japë gjithmonë maksimumin. Jemi të vetëdijshëm se në disa ndeshje nuk do të hyjmë si favoritë, por nuk do të na hiqet mundësia për të luftuar. Do të kërkoj nga kjo përfaqësi që të luftojë deri në fund. Besoj në cilësinë e lojtarëve, në dëshirën e tyre për të veshur fanellën e Maqedonisë. Jam i bindur se FFM do të na ofrojë kushtet më të mira të punës dhe me mbështetjen e ekipit profesional dhe të gjithëve përreth përfaqësisë, do të bëjmë hapa pozitivë dhe domethënës për përparimin e ekipit tonë kombëtar“, tha Sedloski.
Mësohet se në stafin e seleksionuesit Goce Sedloski do të jenë edhe Borçe Hristov – asistent i pare, Erhan Selimi – asistent i dytë, Gogo Jovçev – trajner i portierëve dhe Martin Hristov – analist i ndeshjeve
SHABAN SINANI – TV KOHA

