Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i komunés sē Strugës, Mendi Qyra deklaroi se AKI, Lista e Merkos dhe LSDM kanë krijuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e seancave të Këshillit Komunal dhe paralizimin e funksionimit të institucioneve komunale.
Sipas Qyrës, këto veprime po dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe po pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme në nivel lokal. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave, ekziston një zgjidhje e qartë për tejkalimin e situatës.
“Nëse vazhdohet me këto bllokada dhe pengesa të qëllimshme, përgjigjja do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin Komunal,” u shpreh Qyra.
Ai bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe funksionim normal të institucioneve, duke theksuar se vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisjes lokale.
