Site icon Tetova Expres

VLEN: 450 mijë euro që realisht nuk vlen as 50 mijë euro puna, Gostivari nuk është strehë për mbijetesa politike dhe keqpërdorime

450 mijë euro para publike për një investim që realisht nuk vlen as 50 mijë euro. Ky është skandali i radhës në Komunën e Gostivarit, për të cilin Valbon Limani ka detyrim të japë përgjigje publike. Kur një projekt banal shitet si investim madhor dhe paguhet dhjetëfish më shtrenjtë, nuk flasim më për lapsus, por për keqpërdorim të hapur të parasë së qytetarëve.

I njëjti Valbon Limani, si vazhdimësi direkte e stilit të qeverisjes së Arben Taravarit, lidhet me një varg dyshimesh serioze qindra mijëra euro për projekte të fryra, rrugë që nuk ekzistojnë, tenderë për “mbushje gropash” pa asnjë efekt në terren dhe shërbime që paguhen, por nuk shihen askund. Kur këtyre u shtohet edhe borxhi prej 30 milionë eurosh, bëhet i pashmangshëm largimi i kësaj dysheje nga Komuna e Gostivarit.

Më 11 janar, qytetarët e Gostivarit do të flasin me një zë për Nevzat Bejtën. Arben Taravari dhe nxënësi i tij, Valbon Limani, do të përfundojnë aty ku i takon politikës pa busull, njësoj si koalicioni i tyre shirit-ngjitës, AKI, që tashmë e ka hëngër pusi.

Exit mobile version