Ndrimi i seleksionuesve në të gjitha kategoritë, ndryshime në sistemin e garave Implementimi i sistemit VAR janë ndryshime të mëdha në FFM gjatë vitit 2025.
Futbolli në Maqedoninë e Veriut u karakterizua me ndryshime të shumta duke filluara nga konsolidimi i Këshillit drejtues dhe në të gjitha organet që janë në ingerencat e saja u sollën disa ndryshime në rregulloren e garave, të zvogëlohet 10t-të dhe u implementua sistemi WAR
Ajo që edhe pritej që me zgjedhjen e Këshillit të ri drejtues u bë ndërrimi i seleksionuesve në të gjitha kategoritë, ndërsa së fundit u zgjodh edhe seleksionuesi i ri i reprezentacionit “A” të futbollit. Pra Goce Sedloski është seleksionuesi i 15-të me radhë i reprezentacionit pas mvetësimit të vendit,
pas Andon Donçevskit, Gjoko Haxhievskit, Dragan Kanatlarovskit, Gjore Jovanovskit, Nikola Ilievskit – Xhixhi , Slobodan Santraç nga Serbi, Sreqko Katanec nga Slloveni, Mirsad Jonuzi, Xhon Toshak nga Uells, Çedomir Janevskit, Boshko Gjurovski, Ljubinko Druloviq nga Serbia, Igor Angelovski dhe Blagoja Milevski.
Për seleksionuesin e ri Goce Sedloski është një sfidë tepër e madhe ndeshja e play offit për kualifikim në Botërorin 2026, kundër Danimarkës me 26 mars në “Parken Stadium” të Kopenhagenit , që është një mundësi për të nisur një epokë të të re të sukseseve më përfaqësuesen “A” të Maqedonisë edhe pse do ta ketë shumë rëndë që të përsëriten sukseset e dy seleksionuesve të mëparshëm Igor Angelovski dhe Blagoja Milevski në 10 vitet e fundit
Nën udhëheqjen e tyre, Maqedonia shënoi sukseset e saja më të mëdha në histori – kualifikimin për Kampionatin Evropian 2020, finalen e play-off të Kupës së Botës 2022 dhe vendin e parë në divizionin B të Ligës së Kombeve.
Historia dëshmon se Maqedonia shumë shpesh i ka ndryshuar seleksionuesit e vet, shumica e të cilëve mezi kanë arritur deri më 7-8 ndeshjesh kualifikuese, siç është rasti me Kanatlarovski 8 ndeshje zyrtare, Gjore Jovanovski 4, Ilievski 6, Santraçi 5, Mirsad Jonuz 6, Toshak 4, Janevski 9, Gjurovski 5, Druloviq 5 .Ndërsa me tepër se 10 ndeshje kualifikuese kanë Donçevski 10 ndeshje , Haxhievski 15, Katanec 16, Angelovski 40 dhe Milevski 37 ndeshje kualifikuese. Fitorja më e madhe e reprezentacionit nën Drejtimin e Milevski gjithësesi se është fitorja kundër Italisë në Palermo 1-0, në gjysmëfinalen e paly off-it për kualifikim në Botërorin Katar 2022
Për Milevskin, dy humbjet me nga shtatë gola nga Anglia 7-0 dhe Uellsi 7-1, do të mbahen mend si rezultate zhgënjyese gjatë mandatit të tij. Është interesante se, nëse përjashtohen këto dy humbje me rezultate të thella dhe befasuese, ndërsa periudha nga nëntori 2023 deri në nëntor 2025, janë dy vitet më të suksesshme në historinë e reprezentacionit “A” të Maqedonisë, kur përfaqësuesja jonë arriti serinë më të gjatë rekord në histori prej 14 ndeshjeve zyrtare pa humbje që organizohen nga UEFA, 8 fitore, 6 barazime.

