Arsimi i Çegranit sot i nisi përgatitjet për pjesë pranverore të kampionatit që fillon më 10 shkurt. Faza kryesore e përgatitjeve nga 5 deri 17 janar do të zhvillohet në Modulin të Kroacisë ku do të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese.
Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani bëhet skuadra e para e cila nga dita e sotme nisi me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor që fillon me 10 dhe 11 shkurt.
Pas grumbullimit të sotëm , para seancës së parë stërvitore trajneri Vildan Saliu njoftoi futbollistët me plan programin e përgatitjeve që do të zhvillohen në tre faza Nga ekipi janë larguar Amer Drljeviç, Dejan Peroviq dhe Leonid Ignjatovndërsa aktualisht është angazhuar mesfushori nigerian 24 vjeçar Hogan Ukpa i cili erdhi nga Struga Trim Lum ,ndërsa ekipit sipas të gjitha gjasave në Medulin do ti bashkëngjitet edhe qendërmbrojtësi 23 vjeçar nga Kolumbia Brajan Kondumi
Arsimi deri të hënën do të punon në stadiumin me barë artificial në Gostivar, ndërsa nga e hëna në mbrëmje do të udhëtojnë në Medulin të Kroacisë ku do të qëndrojnë 12-të ditë. Në bregdetin kroat ku ka kushte ideale për punë krahas seancave të rregullta stërvitore parashihet që të zhvillohen edhe së paku tre ndeshje kontrolluese me ekipe që gjithashtu përgatiten në Medulin.
Kujtojmë se pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë starton më 10 dhe 11 shkurt, me ndeshjet e xhiros së 17-të ndërsa Arsimi është mysafire e vardarit në Shkup
