Qendra e skijimit Kodra e Diellit është e gatshme për sezonin dimëror. Nga drejtoria e kësaj qendre thonë se janë bërë përgatitje maksimale sa i përket ski lifteve, ashensorëve dhe shtypësve të borës. Drejtori Abdylgani Ailji nënvizon se gjatë periudhës së verës janë rregulluar ski liftet dhe janë marrë lejet e nevojshme për t`I lëshuar në funskon.
Në ndërkohë, çmimet e biletave janë të njejta sikurse vitin e kaluar, kurse sezoni pritet të fillojë ditëve në vahdim nëse ka rreshje më të mëdha të borës.
Jo rrallë herë nëpër Kodrën e Diellit shihen edhe motociklla të ndryshme nga persona privat që rrezikojnë jetën e vizitorëve. Këtë vit ka ndalesë për përdorimin e tyre.
Problem në vete është parkimi në Kodrën e Diellit. Mungesa e vendeve të parkimit ka bërë që shesh herë të ketë edhe blokim të rrugëve dhe kaos. Drejtori Aliji shprehet se ky problem duhet të zgjidhet në bashkëpunim me autoritetet komunale.
Interesim i shtuar është për muajt janar dhe shkurt, atëherë kur koha premton kushte më të mira për skijatorët dhe adhuruesit e dimrit. Transport publik edhe këtë vit do të vazhdojë të organizohet vetëm në fundjavë.
