Site icon Tetova Expres

Mbrëm është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, përfshihen 10 automjete, shkak ngricat në rrugë

Kushtet e pafavorshme atmosferike, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë në trafik. Mbrëm është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Negotinës.

Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident dyshohet se janë përfshirë rreth dhjetë automjete.

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa ekipet kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin masa për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.

Exit mobile version