Site icon Tetova Expres

QMK: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) raportoi herët këtë mëngjes për rrugë të vështira për t’u kaluar për shkak të reshjeve të dendura të borës, ngricave dhe përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve të motit.

Si të vështira për t’u kaluar janë listuar:

Shkup – Tetovë;

Tetovë – Gostivar;

Mavrovë – Dibër;

Advertisement

Kërçovë – Ohër;

Kozjak – Shkup;

si dhe disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të vendit.

Në numrin e emergjencës 112 janë raportuar disa raste të automjeteve të bllokuara dhe një rrëshqitjeje nga rruga.

QMK u bën thirrje qytetarëve të ngasin me kujdes, të ndjekin rekomandimet e shërbimeve kompetente dhe të përdorin pajisje dimërore.

Advertisement

Për shkak të mbulesës së borës në rrugë, LAMM ka futur përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve të borës për të gjitha automjetet në seksionin Lisec – Kodra e Diellit nga ora 21:00 e 2 janarit 2026.

Masa është e detyrueshme për shkak të pjesëve të pjerrëta dhe kthesave të mprehta të qafës, ku mosrespektimi i rregullave shpesh shkakton bllokime dhe vonesa. Kontrollet e policisë do të intensifikohen, veçanërisht për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve gjatë periudhës së festave.

Exit mobile version