Site icon Tetova Expres

MANCHESTER  UNITED E SHKARKON TRAJNERIN RUBEN AMORIM

Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, vetëm pak ditë pasi portugezi sulmoi publikisht drejtuesit e klubit pas barazimit 1-1 me Leeds United.

Manchester United ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim. Sipas medieve angleze, vendimi nga bordi i “Djajve të Kuq” është marrë sot.

Kjo vjen pas barazimit me Leeds United në fundjavën që lamë pas.

Aktualisht, Manchester United është në pozitën e gjashtë në Premierligë me 31 pikë të grumbulluara.

Amorim erdhi në krye të Manchester United në vitin 2024, duke e zëvendësuar Ten Hag, por që nuk pati efektin që pritej.

Advertisement

Amorim, 40 vjeç, largohet nga Old Trafford pas 14 muajsh të vështirë, me performancë zhgënjyese në fushë dhe jashtë saj. Ai fitoi vetëm 24 nga 63 ndeshjet në krye të klubit, një përqindje fitoreje prej 38.71%, rekord më i dobët për një trajner të United që nga Frank O’Farrell në vitin 1971.

Me largimin e tij, Manchester United nis kërkimin për trajnerin e ri që do të marrë në dorë projektin e ri të klubit.

Exit mobile version