Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të jenë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 14 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të zbresin në 3, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 10 gradë.
Nën ndikimin e një mase ajrore jostabile, moti deri në fund të javës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale të shiut, të cilat do të jenë mbi 20 l/m². Deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor. Të enjten dhe të premten, era do të ndryshojë drejtim në veri, gjë që do të shkaktojë rënie të temperaturave.
