Një 38-vjeçar nga Kërçova është plagosur rëndë me thikë në afërsi të fshatit Trapçin Doll. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë bëjnë të ditur se për rastin në fjalë, si të dyshuar, janë arrestuar dy persona.
“Më 04.01.2026, në orën 14:45, në Kërçovë, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kërçovës arrestuan A.A. (45 vjeç) dhe J.D. (36 vjeç), të dy nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Bunari i Seferit”, afër fshatit Trapçin Doll, Kërçovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, e kanë sulmuar me thikë dhe i kanë shkaktuar plagë B.A.(38 vjeç) nga Kërçova. Pas dhënies së ndihmës në spitalin e Kërçovës, për shkak të plagëve të rënda, ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, punonjësit e policisë kriminale gjetën thika, ndërsa tek J.D. u gjet një shiringë e mbushur me një lëng kafe të errët dhe sende me mbetje pluhuri të bardhë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.
