Site icon Tetova Expres

ZYRTARE  DRILON ISLAMI VISHET KUQEZI

KF Shkëndija   njofoton  opinionin   se  ka   angayhuar mesfushorin defenaziv, Drilon Islami. 25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me Kluzhin e Rumanisë. 

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Prishtinën në elitën kosovare, para se të transferohej në Rumani ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore. Menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Ka qenë pjesë e moshave të Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar.

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojnë mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi.

Exit mobile version