“Mbështetja është menduar për projekte që përfshijnë përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare evropiane, beletristikës. Propozim- projektet duhet të jenë në përputhje me objektivat dhe prioritetet specifike të thirrjes, si dhe me prioritetet e përgjithshme të përfshira në politikat aktuale të Bashkimit Evropian”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se në këtë konkurs do të mbështeten 40 projekte.
Konkursi “Qarkullimi i veprave letrare evropiane” me buxhet 5 milionë euro do të jetë i hapur deri më 29 janar në ora 17:00, ndërsa projektet nuk duhet të jenë më shumë se 36 muaj.
Prioritet specifike llogaritet diversiteti transkombëtar, gjuhësor, kulturore, promovimi i përkthyesit, vlerat dhe forcimi i konkurrencës, ndërsa si prioritete të përgjithshme llogaritet plani i gjelbër i BE-së, transicioni i gjelbër, gjithpërfshirja, barazia gjinore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
“Çdo projekt duhet të përmbajë të paktën pesë vepra të kualifikuara për të cilat parashihet: përkthim, publikim, promovim, shpërndarje të aktiviteteve dhe aktivitete që kanë të bëjnë me temat dhe prioritet e përshkruara më lartë”, raportoi Ministria.
Ministria sqaroi që projektet e vogla do të mbështet deri 100 mijë euro, të mesmet deri 200 mijë, ndërsa projektet e mëdha deri 300 mijë euro.
