Site icon Tetova Expres

KLUBET E FUTBOLLIT PËRGATITEN PËR NJË SEZON MË TË SUKSESËSHME

Klubet e futbollit pjesë e Ligës së parë të futbollit vendor sidomos ekipet që  kanë pretendime  për kreun e tabelës tanimë me intensitet të  shtuar janë  duke  i  zhvilluar  përgatitjet  për pjesën pranverore të  kampionatit  2025.2026, me  programe dhe projekte që garantojnë ambiciet e  tyre. Të gjitha ekipet pritet të  sjellin freskime  në radhët e veta

Shkëndija e Tetovës pas ekzaminimeve shëndetësore të  ekipit  tanimë  punon  sipas programit  të  hartuar  nga  shefi i stafit teknik  Jeton Beqiri  që  do të thotë përgatitje  në  palestër  dhe  në teren  të  hapur, Nga ana  tjetër drejtuesit e  klubit  punojnë  në  kompletimin e  ekipet  me  futbollist  cilësore   nga  të  cilët  pritet të zëvendësojnë  ata  që  do të  largohen  dhe  dhe  pse  jo edhe  të jenë garantë për   një  pranverë  më të  suksesshme  e dhe në  garat  vendore  dhe sidomos  në  ato  evropiane.  Shkëndija  deri më sot  ka  sjellë dy  emra të njohur si Drilon Islami dhe Fahd Ndzengue por ditëve në vijim priten edhe prurje tjera. Nga ekipi zyrtarisht janë larguar Kamer Qaka dhe Egzon Belica por pritet edhe angazhimi i Klisman Cakes në një skuadër ruse, ndërsa nuk dihet akoma a do të vazhdohet  kontrata e  huazimit me Reshat Ramadanin. Si do që të jetë  në ekipin kuqezi  ditëve në  vijim  do të ketë lëvizje tjera. Si do që të jetë deri më 17 janar kur ekipi do zhvendoset në Antalia pa dyshim se  ekipi  do jetë i kompletuar.

Struga Trim Lum gjithashtu vijon përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit  dhe  nën komandën e trajneri Bledi Shkëmbi janë duke  punuar seanca  intensive stërvitore  në palestër dhe  në teren të hapura  deri më 17 janar, kur edhe  do të zhvendosen ne tokën turke de do të qëndrojnë deri më 31 janar. Struga Trim  Lum    tani  më  ka  filluar  me freskimin e ekipit  me  futbollist të  ri dhe  cilësore kështu  që deri më sot ka sjell portierin  Vasko Vasilevin dhe  futbollistin  Adrian Zendelin   dhe pas rikuperimit ekipit i kthehet edhe Ard Kasami, ditëve në vijim priten edhe  lëvizje  tjera.

 Klubi i  futbollit  Arsimi   përgatitjet  i  nisi  më  3  janar  dhe  tani më  me  intensitet  të  lartë është  duke punuar  në qendrën e njohur  sportive në Medulin të  Kroacisë,  edhe ka  zhvilluara një  ndeshje miqësore  me  NK Vukavarin  nga  e cila ka  pësuar  disfatë 4-0, ndërsa nesër  përballet  me ekipin  Slaven  Bellupo.   Arsimi në  radhët  veta  ka  sjell  një përforcim cilësor mesfushorin nigerian  24 vjeçar Hogan Ukpa i cili erdhi nga Struga Trim Lum dhe   në pritje  është  qendër mbrojtësi  nga kolumbi Brajan Kondumi.  Nga ekipi  janë  larguar Amer Drljeviç, Dejan Peroviq dhe Leonid Ignjatov.

Bashkimi i Kumanovës ka caktuar 10  janarin  për  grumbullimin e parë  me  çka  do    fillon zyrtarisht përgatitjet  për  pjesën  pranverore të  kampionatit.  N;  ekipin kumanovar  padyshim se do të ketë lëvizje prurje dhe largime të lojtarëve .  Çka të thuhet  për ekipin e FC Shkupi, ku  deri më tani nuk ka asnjë  lëvizje që  ka të bëjë me përgatitjet.

Advertisement

Pra përgatitjet ekipeve do të zhvillohen sipas pretendimeve që kanë  por normal edhe në bazë të kushteve që  disponojnë ekipet

 

SHABAN SINASNI – TV KOHA

Exit mobile version