Paris Saint-Germain vazhdon të tregojë forcën e tij në gjuajtjet e penalltive. Pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, parizienët triumfuan 4-1 nga pika e bardhë ndaj Olympique Marseille, duke siguruar fitoren në një tjetër përballje të fortë siç është Superkupa e Francës.
Paris Saint-Germain dominon totalisht futbollit në Francë dhe jo vetëm, pasi këtë vit, përjashto Botërorin për Klube, fituan të gjithë trofetë e tjerë që ishin në valle.
Në Kuvajt, ekipi i Luis Enriques fitoi edhe Superkupën e Francës në një finale të çmendur përballë Marseille, me katër gola të shënuar, raste për shënim, por në fund trofeu u vendos nga ruleta e penalltive, në një kohë kur koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.
Autor të golave për ekipin e PSG ishin fituesi i “Topi i Artë” , Ousmane Dembele, dhe Gonçalo Ramos , ndërsa për ekipi e Marsejit shënuan Manson Grenvud dhe Vilian Pacho
Pas ekzekutimit të penaltive , ekipi i Luis Enriques u tregua perfekt, 4 në 4 penallti të sakta, ndërsa në radhët e Olimpik Marsejt gabuan në dytë raste, të dyja të pritura nga portieri Chevalier, duke bërë që PSG të fitonte për herë të 14 në histori trofeun e Superkupës së Francës, hera e 12 në 13 vitet e fundit që fitojnë këtë trofe, shifra që tregojnë qartë dominimin e PSG në futbollin francez.
