Site icon Tetova Expres

Sekuestrohen 5,050 kuti duhani dhe cigare elektronike në pikën kufitare të Dojranit, arrestohet shtetasi serb

Në orën 17:53 të djeshme, në Pikën Kufitare Star Dojran, gjatë daljeve nga vendi, punonjës policie nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Pika Kufitare Star Dojran, në koordinim me doganierë dhe një pjesëtar të Frontex, arrestuan shtetasin 56-vjeçar M.G. nga Republika e Serbisë, i cili po drejtonte një kamion “MAN” me rimorkio “Schmitz” me targa serbe.

Gjatë kontrollit kufitar u konstatua se numri i VIN-it të rimorkios në lejen e qarkullimit ishte i falsifikuar. Në një kontroll të mëtejshëm, me ndihmën e një pajisjeje speciale – endoskopi – në rimorkio u zbulua një bunker i fshehur, ku janë gjetur gjithsej 5,050 kuti, nga të cilat 800 kuti duhani dhe 4,250 kuti cigare elektronike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.G. do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 378 – “falsifikim i dokumenteve” dhe nenit 278 – “kontrabandim” (mall akcizor) nga Kodi Penal.

Exit mobile version